Ka nisur Kreshma e Madhe e Pashkëve për besimtarët ortodoksë në vitin 2026, agjërimi 7 javor duke filluar më 23 shkurt, ditën e hënës së pastër, dhe do të zgjasë deri më 11 prill, e shtuna e Lazrit. Gjatë kësaj periudhe, përfshirë Javën e Madhe që përfundon me Pashkën e Krishterë më 12 prill, besimtarët ortodoksë praktikojnë vetëkontrollin dhe shmangin produktet shtazore, peshkun, vajin dhe verën, si një formë pastrimi shpirtëror dhe përgatitjeje për festën e Ringjalljes.
Gjatë Kreshmës, besimtarët respektojnë disa rregulla të veçanta, shmangin mishin dhe produkte shtazore gjatë gjithë periudhës, veçanërisht të premteve dhe ditëve të veçanta, pjesëmarrin më shpesh në lutje dhe meshë, praktikohet rrëfimi dhe pendesa personale; si dhe kryhen vepra bamirësie, duke ndihmuar të varfërit dhe nevojtarët. Kreshma është një kohë reflektimi, vetëkontrolli dhe pastrimi shpirtëror.
Kreshmë të mbarë e të bekuar për të gjithë besimtarët ortodoksë! ❤☦