Në mes të vështirësive të jetës në rrugë, një grua dhe një qen kanë gjetur njëri-tjetrin. Dikur secili kishte shtëpinë e vet, por rrjedha e jetës i la pa shtëpi. Qeni u braktis nga familja dhe mbeti i vetmuar, ndërsa gruaja ngeli pa një strehë dhe pa familjarët e saj, duke kaluar netët në rrugë e vetmuar.
Lufta për mbijetesë nuk i ndali, përkundrazi, i afroi më shumë. Sot, gruaja që jeton pa shtëpi kujdeset me përkushtim për mikun e saj me katër këmbë. Me duar të lodhura, ajo mbledh bidona për të fituar pak para, ndërsa me zemër të madhe ushqen qenin që i ka qëndruar pranë në çdo hap.
Në botën e tyre të vogël, nuk kanë asgjë materiale, por kanë njëri-tjetrin, një lidhje të fortë që i mban të palëkundur përballë çdo sfide.