Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 sipas shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit të së hënës brigjet e shtetit Sabah në Malajzi, në ishullin Borneo.
Sipas Shërbimit Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundjet u regjistruan në orën 00:57 me orën lokale, ndërsa epiqendra ishte më pak se 100 kilometra në verilindje të kryeqytetit bregdetar Kota Kinabalu.
Tërmeti kishte një thellësi të madhe, rreth 619.8 kilometra nën tokë, çka zakonisht redukton ndikimin në sipërfaqe.
Qendra Amerikane për Paralajmërimin e Cunameve konfirmoi se nuk ka rrezik për cunami si pasojë e këtij tërmeti.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
