“Mashtruesi” që po bën namin në Tiranë: Lë pako bosh në biznese dhe merr para në emër të pronarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2026, 14:45

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të përsëritur mashtrimi që po ndodh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, duke ngritur shqetësimin se mund të ketë edhe biznese të tjera të dëmtuara nga i njëjti person.

Sipas denoncimit, një individ futet nëpër biznese duke pretenduar se ka porosi nga pronari i subjektit. Ai lë pako (që rezultojnë bosh) dhe u kërkon shitëseve shuma të konsiderueshme parash, me justifikimin se porosia është bërë nga pronari. Madje, sipas qytetarit, ai u thotë punonjëseve të mos e marrin pronarin në telefon, duke pretenduar se “ka folur vetë me të”.

Denoncuesi shprehet se kjo është hera e tretë që i ndodh i njëjti mashtrim. Dy rastet e para kanë qenë në vlerën 2,500 lekë secila, ndërsa rasti i fundit 1,500 lekë.

Përveç dëmit financiar, qytetari thekson se më shqetësues është fakti që viktima të drejtpërdrejta janë shitëset, të cilat punojnë për rrogën e tyre.

Qytetari bën thirrje që kushdo që e njeh këtë person ose ka hasur raste të ngjashme, të reagojë dhe të njoftojë bizneset e zonës për të shmangur mashtrime të tjera.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Doja me bo nje postin per nje mashtrus se mbase ka dhe biznese si ne qe hajne mashtrime te tilla, ose nese dikush e njeh! Qe futet neper biznese dhe kerkon lek duke lene pako sikur i ka bere pronari

I njeti mashtrues qe futem neper shume biznese duke len paka (fallco) me asyetim qe i ka porositur pronari. Dhe ju kerkon shuma monetare te kunsiderueshme per nje te punsuar qe ushqehet me ate rrog.kush e njef? Po ju thot shiteseve qe e ka porosit pronari mos e merr ntel se fola une Dhe ju le pako kot vetem tju marr leket Ka lene pako bosh Eshte hera e 3 qe e ben

Dhe jane ne vlera 2500 2 tparat dhe 1500 kjo Me shume me ben xhesti sepse ato fundja shitese jane Ne komune, ne Tirane

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit