Izolohet prej 3 ditësh fshati Gurishtë në Tregan, banorët: Rruga është bërë rrezik serioz për jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2026, 13:57

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës që lidh fshatin Gurishtë me njësinë administrative Tregan, në Bashkinë e Elbasanit, duke e cilësuar situatën si tepër alarmante.

Sipas tij, rruga është dëmtuar rëndë dhe është kthyer në një rrezik serioz për kalimtarët, ndërsa fshati prej tre ditësh ndodhet i izoluar. Banorët shprehen se askush nga institucionet nuk ka reaguar, pavarësisht problematikës së vazhdueshme.

Ata thonë se fshati është izoluar prej 3 ditësh dhe askush nuk do t’ia dijë, edhe nëse ndodh ndonjë fatkeqësi.

Sipas tyre zona prej vitesh vuan mungesën e investimeve infrastrukturore, duke u ndjerë të lënë pas dore. Sipas tij, edhe nëse nuk realizohen investime të reja, të paktën duhet të ndërhyhet për të riparuar segmentin e shembur që ka bllokuar lëvizjen.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikthimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë për banorët e zonës.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ. Desha të ngre një shqetësim. Rruga që të çon në fshatin Gurishtë, njësia administrative Tregan Elbasan, është bërë një rrezik serjoz për kalimtarët. Është izoluar fshati prej 3 ditësh, e asnjëri nuk do tja dijë nëse vdes njeri, të lutem publikoje sepse është tepër serioze. Faleminderit dhe të lutem dua të mbetem anonim. Pa llogaritur që na kanë lënë si në mesjetë asnjë lloj investimi, por të paktën të rregullohet ajo që është shembur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit