Kastori bën parashikimin e motit: Keni edhe 6 javë dimër!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.02.2026, 12:56

Mes brohorimave dhe numërimit mbrapsht të turmës, kastori më i famshëm në botë, Punxsutawney Phil, u nxor nga strofulla e tij në agim në Gobbler’s Knob. Sapo doli në dritë, Phil u ngrit lart nga organizatorët e ceremonisë dhe, sipas traditës, “vështroi” për hijen e tij. Meqë qielli ishte i kthjellët dhe hija u duk qartë mbi tokë, u shpall zyrtarisht verdikti, edhe gjashtë javë të tjera dimër.

Rituali zhvillohet çdo vit me të njëjtin skenar simbolik: anëtarët e klubit lokal lexojnë “mesazhin” e Phil-it, i cili thuhet se u pëshpërit në “gjuhën e kastorëve”. Nëse ai sheh hijen për shkak të diellit, dimri zgjatet; nëse nuk e sheh, pranvera vjen më herët. Edhe pse parashikimi është folklorik dhe më shumë argëtues sesa shkencor, momenti transmetohet live dhe ndiqet nga miliona njerëz, duke e kthyer Phil-in në një nga “meteorologët” më të famshëm në botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit