Projekti “TID” prish shtëpitë e durrsakëve, Rama: Çështja po keqinterpretohet!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.02.2026, 11:35

Dhjetëra familje në qendrën historike të Durrësit, të prekura nga projekti i rijetëzimit “TID”, rrezikojnë të mbeten pa strehë, pasi banesat e tyre janë shembur pa kompensim të drejtë. Banorët protestojnë për humbjen e pronave dhe për efektet sociale të këtij projekti, por shqetësimet e tyre duket se po injorohen nga autoritetet. Situata ka shkaktuar tension dhe shqetësim mes komunitetit, ndërsa shumë familje mbeten të pasigurt për të ardhmen e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se situata po keqinterpretohet dhe se projekti është strategjik për zhvillimin e qytetit të vjetër si destinacion turistik. Ai ka theksuar se, pavarësisht kundërshtive dhe protestave të banorëve, projekti do të vazhdojë sipas planit, duke u fokusuar tek përfitimet afatgjata për qytetin dhe turizmin lokal.

“Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe. Ky projekt nuk ka lindur sot as ka marrë formë në errësirë, po është mbështetur mbi një program të kahershëm të kësaj qeverie për atë zonë, si edhe një Plan të Menaxhimit të Integruar, hartuar nga Ministria e Kulturës dhe hedhur në konsultim publik në vitin 2022. Në Romë, mijëra e mijëra prona u shpronësuan për hapjen e Forumeve Imperiale. Në Athinë, u realizuan shpronësime masive për zonën përreth Akropolit dhe krijimin e parkut arkeologjik. Ne do të bëjmë pikërisht këtë”,- është shprehur Rama

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit