Rruga ‘Sadik Petrela” e degraduar, bashkia Tiranë nuk merr masa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.02.2026, 12:01

Banorët e rrugës Sadik Petrela në Tiranë, ngrenë shqetësime serioze për gjendjen e rrugës dhe ujërat që kanë përmbytur zonën. Sipas tyre, uji ka arritur deri në shtëpi dhe gropat e shumta e bëjnë të pamundur qarkullimin e automjeteve. Gjatë orëve të drekës krijohet trafik i madh, duke e bërë të rrezikshme kalimin për banorët, veçanërisht për familjarët dhe fëmijët.

Banorët i bëjnë thirrje urgjente UKT-së dhe Bashkisë së Tiranës që të ndërhyjnë menjëherë për rregullimin e rrugës dhe largimin e ujërave të grumbulluara. Ata kërkojnë një zgjidhje të shpejtë për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në këtë aks, i cili po përbën rrezik për jetën dhe pronën e tyre.

"Përshëndetje JOQ, jam një banor i këtij vendi dhe doja t'ju thoja se prej shumë kohësh kemi shqetësime në vendin ku banojmë. Me banorët tanë nuk kemi ku të kalojmë për shkak të ujërave dhe gropave. Në këtë vend na ka ardhur ujë deri në shtëpi dhe gjithçka e bën të pamundur për makinat të kalojnë rrugën. Rruga quhet Sadik Petrela, Tiranë, përballë klubit Venu. Ju lutemi, bëni thirrje UKT-së dhe Bashkisë së Tiranës që të vijnë dhe të rregullojnë ujërat dhe rrugët. Në drekë bëhet trafik dhe nuk kemi ku të kalojmë me familjarët tanë dhe fëmijët. Ju lutemi postojeni. Faleminderit.", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit