Nga Fetahu te Gjoni, SPAK tregon kush janë anëtarët e organizatës së Suel Çelës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.02.2026, 10:58

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim grupin e drejtuar nga Marjus Lulaj, i njohur ndryshe si Suel Çela, duke vënë nën akuzë 21 persona për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion. Sipas dosjes hetimore, grupi dyshohet se operonte si një strukturë e mirëorganizuar me shtrirje brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në mesin e të pandehurve janë edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, si dhe ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni.

Hetimet janë kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, të cilët kanë dokumentuar episode të tentativës për vrasje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe raste korrupsioni aktiv e pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat. Sipas SPAK, aktiviteti kriminal është shtrirë në territorin e Shqipëria, si dhe në Ekuadori, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, ku dyshohet se janë realizuar episode të trafikut të drogës.

Mes të pandehurve të tjerë në këtë procedim penal janë Mario Çela, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja), Xhino Roka, Marsel Roka, Prekë Kodra, Ledio Zabeli, Sergej Hasanpapaj, Fuad Verzivolli, Bruno Hazizolli, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku), Artan Hoxha, Metin Mehja, Skënder Sufaj, Marsel Shega (alias Bujar Shega), Renato Hasani, Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa), Blerina Beqiri dhe Elton Qyno. Sipas njoftimit zyrtar, çështja tashmë i kalon për shqyrtim gjyqësor, ku pritet të zbardhen më tej rolet dhe përgjegjësitë konkrete të secilit prej të akuzuarve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit