Saga e rrugëve të dëmtuara në vend nuk njeh fund, dhe së fundmi problemi ka shfaqur një tjetër çarje në rrugën që lidh Lumin e Vlorës me Himarë, duke e ndarë aksin mes për mes dhe duke e bërë qarkullimin e automjeteve të rrezikshëm. Pamjet tregojnë dëmtime të thella të asfaltit, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre.
Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës nën drejtimin e Belinda Balluku duket se vazhdon të mos marrë asnjë masë efektive për të parandaluar degradimin e rrugëve. Mungesa e reagimit të saj është bërë simbol i indiferencës ndaj situatës kritike të infrastrukturës, ndërsa qytetarët dhe turistët mbeten në rrezik të vazhdueshëm.
Ky aks ka rëndësi strategjike për lidhjen e zonave turistike me Vlorë dhe jugun e vendit. Deri tani nuk ka një plan konkret nga ministria për riparimin e çarjeve, ndërsa pritshmëria e publikut për veprime të menjëhershme dhe përgjegjësi reale mbetet e pakët.