Vrau me thikë 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin, arrestohet autori në Kavajë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.02.2026, 09:50

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit në Kavajë, ngjarje e ndodhur mesditën e djeshme në lagjen nr. 3 të qytetit.

Në pranga është vënë shtetasi Landi Puja, 48 vjeç, i cili dyshohet se rreth orës 14:22, gjatë një konflikti për një vend parkimi, ka goditur disa herë me thikë shtetasin Skerdilajd Isufi, 48 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, Isufi ka humbur jetën.

Policia bëri me dije se është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thika) me të cilin dyshohet se u krye krimi. Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit