Anija-spital amerikane drejt Groenlandës, Trump: Do të kujdeset për të sëmurët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.02.2026, 09:19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po bashkëpunon me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, të cilin e ka emëruar si të dërguar të posaçëm për Groenlandën, për të dërguar një spital lundrues në ishull. Sipas Trump, kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve për të rritur praninë dhe ndikimin amerikan në territorin autonom të Mbretërisë së Danimarkës.

Plani u bë publik përmes një postimi të presidentit në platformën e tij Truth Social, ku ai ritheksoi qëllimin e tij për të fituar kontrollin strategjik të Groenlandës. Deklarata e tij ka ngjallur debate ndërkombëtare mbi interesat amerikane në Arktik dhe sigurinë e territorit danez.

“Në partneritet me Guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një spital lundrues në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk marrin kujdes atje. Është duke ardhur!!!”, shkruan Trump.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit