Në rajonin e Lipetsk, në Rusi, një kukull gjigante “Labubu” është djegur sot gjatë festimeve të Maslenicës, një traditë popullore që shënon fundin e dimrit.
Ngjarja u zhvillua në parkun arkeologjik Argamach, ku prej vitesh është kthyer në traditë djegia e figurave simbolike gjatë kësaj feste. Sipas autoriteteve lokale, akti përfaqëson një ritual pastrimi dhe simbolizon fitoren ndaj forcave të errëta.
Pamjet që po qarkullojnë tregojnë momentin kur figura e madhe e “Labubu” përfshihet nga flakët mes pranisë së qindra vizitorëve.
Vitin e kaluar, në të njëjtin park, janë djegur figura të tjera të kulturës pop si Voldemort, Venom, Freddy Krueger dhe White Walker.
Këtë vit, radha i erdhi “Labubu”-s, në një ceremoni që organizatorët e konsiderojnë pjesë të traditës festive.