Kisha Katolike në Kuvajt ka shpërndarë vakte iftari në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, një gjest solidariteti dhe bashkëjetese ndërfetare.
Sipas raportimeve të mediave lokale, iniciativa u zhvillua pranë Katedrales së Familjes së Shenjtë në Kuwait, ku priftërinj dhe vullnetarë të Kishës Katolike shpërndanë hurma, ujë dhe ushqime të tjera për besimtarët myslimanë pak para ezanit të akshamit, për t’i ndihmuar të çelnin agjërimin.
Organizatorët e përshkruan këtë veprim si një simbol dashurie, mëshire dhe respekti të ndërsjellë mes komuniteteve fetare në vend. Ata theksuan se Ramazani është një kohë reflektimi dhe solidariteti, dhe se iniciativa synon të forcojë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në shoqërinë kuvajtiane.