Kisha dhe Xhamia pak metra larg, pamje që i ofron vetëm Shqipëria

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.02.2026, 19:19

Harmonia në një Foto... Kisha dhe Xhamia, "Fqinjë" në Zemër të Shqipërisë, Shkodrën e bukur...

Në foton e mrekullueshme të shkrepur në Shkodër janë fqinje një kishë dhe një xhami, të ndriçuara nën qetësinë e natës, vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

Ky peizazh urban, ku kryqi dhe minarja ndajnë të njëjtën hapësirë qiellore, është kthyer në simbolin e një Shqipërie që ofron pamje që rrallëherë i gjen diku tjetër.

Për shqiptarët, kjo pamje nuk është thjesht arkitekturë, por një dëshmi e gjallë e tolerancës fetare për t'u admiruar, që ka mbijetuar përmes shekujve.

Feja nuk ka shërbyer kurrë si ndarje në këtë vend, por si pasuri kulturore. Në një kohë plot trazira globale, ky imazh shërben si një "kartolinë" paqeje, duke treguar se respekti reciprok është themeli i shoqërisë sonë.

"Feja e Shqiptarit është Shqiptaria", kjo shprehje e vjetër merr kuptim të plotë sa herë që shohim se si objektet e kultit qëndrojnë krah për krah, pa i bërë hije njëra-tjetrës, por duke plotësuar portretin e një kombi të bashkuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit