“Kamikazi” me Benz rrezikon qytetarët në Rrugën e Kombit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2026, 19:01

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka dërguar një video nga Rruga e Kombit, në afërsi të Milot, duke denoncuar një manovër tejet të rrezikshme në qarkullim.

Në pamjet e siguruara, një mjet tip “Mercedes Benz” me targa AB 358 TY shihet teksa kryen një parakalim në një segment me vija të pandërprera, ku parakalimi është kategorikisht i ndaluar sipas rregullores rrugore. Manovra realizohet në një zonë me dukshmëri të kufizuar dhe me mjete që lëvizin në të dyja drejtimet, duke rrezikuar përdoruesit e rrugës.

Ky rast ngre edhe një herë shqetësimin për papërgjegjshmërinë në rrugë, sidomos në akse kombëtare ku shpejtësia është e lartë dhe pasojat mund të jenë fatale. Qytetari që ka dërguar videon kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit, përpara se një manovër e tillë të përfundonte në tragjedi.

Pamjet flasin vetë: një parakalim i nxituar mund të kthehet në një rrezik real për jetën e të gjithëve në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit