Sherr për parkimin e makinës, vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2026, 16:58

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Kavajë, ku 47-vjeçari Alket Isufi humbi jetën pasi u godit me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta. Mësohet se viktima kishte parkuar automjetin para banesës së Land Puja. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar Isufit të largonte mjetin, çka ka sjellë një debat verbal mes dy palëve.

Gjatë përplasjes, 47-vjeçari i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit të dyshuar. Në vijim të konfliktit, Puja dyshohet se ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur Isufin dy herë në pjesën e kraharorit, pranë zemrës. Si pasojë e plagëve të marra, 47-vjeçari ka ndërruar jetë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit