Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.02.2026, 15:39

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës pasditen e kësaj të shtune, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës. Sipas policisë, rreth orës 14:22 në lagjen nr. 3, shtetasi R. P., dyshohet se ka sulmuar me thikë shtetasin S. I., i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve.

Autoritetet kanë nisur menjëherë ndjekjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin. Policia bën apel për çdo qytetar që ka informacion për ngjarjen të kontaktojë menjëherë, ndërsa hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të motivit të sulmit vazhdojnë intensivisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit