Bllokimi total i aksit Librazhd–Pogradec, vështirësi në lëvizje edhe në rrugët alternative

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2026, 15:24

Aksi rrugor Librazhd–Pogradec është bllokuar plotësisht, për shkak të rrezikut për shembje të urës si pasojë e përkeqësimit të rrëshqitjes së dheut në zonën “Arrat e Gurrës”, pranë Dragostunjës.

Sipas autoriteteve, në këtë segment do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit. Të gjitha kategoritë e tjera të mjeteve do ta kenë të ndaluar qarkullimin deri në një njoftim të dytë.

Për mjetet e vogla është përcaktuar si rrugë alternative aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Por edhe kjo rrugë dytësore që kalon përmes fshatit Spathar është në gjendje shumë të keqe dhe paraqet vështirësi të mëdha në qarkullim, duke shtuar rrezikun për incidente dhe dëmtime të mjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë zonë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare deri në stabilizimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit