Rrugët e Gramshit si në Mesjetë, furgoni ngec në baltë: Pasagjerët detyrohen të ecin në këmbë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2026, 14:37

Një qytetar nga fshati Skënderbegas, Gramsh ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës e cila sipas tij është bërë e pakalueshme nga balta.

Ai ka treguar se furgoni i linjës së transportit publik ka mbetur sot i bllokuar në baltë dhe pasagjerët janë detyruar të zbresin dhe të ecin nëpër llucë.

Qytetari thotë se për çdo mjet që lëviz në këtë rrugë nevojitet traktor dhe shpreh revoltën e tij ndaj institucioneve: “

Ai thotë se është e turpshme që në vitin 2026 rruga të jetë si në mesjetë pasi bashkia dhe shteti i kanë lënë në mëshirë të fatit prej 30 vitesh.

Qytetari kërkon ndërhyrje urgjente dhe mirëmbajtje të rrugës, për të siguruar qarkullimin normal dhe sigurinë e banorëve.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje! Situatë skandaloze me rrugën në fshatin Skënderbegas-Gramsh. Furgoni i linjës bllokohet në baltë dhe pasagjerët detyrohen të zbresin e të ecin në këmbë nëpër llucë. Duhet traktor për të lëvizur çdo mjet. Deri kur do vazhdojmë kështu? Turp!”Jemi në vitin 2026 dhe këtu rruga është bërë si në mesjetë. Turp për bashkinë dhe shtetin që na kanë harruar në mëshirë të fatit prej 30 ditësh! Ju lutem bëjeni publike, mbase ndokush kujtohet për ne.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit