Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë një situatë shqetësuese pranë Komisariati Nr. 1 në Tiranë, ku sipas tij, disa skuterë dhe monopatina të sekuestruara prej rreth një muaji janë lënë në ambient të hapur dhe po dëmtohen nga kushtet atmosferike.
Sipas denoncuesit, mjetet nuk janë transportuar drejt pikës së grumbullimit për t’u tërhequr nga pronarët, por janë lënë në një hapësirë ku ekspozohen drejtpërdrejt ndaj shiut. Ai shprehet se si pasojë e kësaj situate, skuterat dhe monopatinat po ndryshken dhe rrezikojnë të bëhen të papërshtatshme për përdorim.
Qytetari thekson se mjetet kanë afro një muaj që nuk janë lëvizur nga vendi ku janë vendosur. Sipas tij, nga komisariati nuk është dhënë asnjë sqarim në lidhje me vonesën apo me procedurat përkatëse.
Ndërkohë gjatë kohës që ai filmon skuterat në ambientet e jashtme të Komisariatit, një punonjës i kërkon të largohet dhe të heqë telefonin pasi në të kundërt do t’ia marrë.
Denoncuesi kërkon që rasti të bëhet publik, me shpresën se institucionet përgjegjëse do të reagojnë dhe do të marrin masa për ruajtjen e mjeteve të sekuestruara dhe informimin e qytetarëve.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq ! Kam 1 muj se me kan sekuestruar skutrin por nuk i qojn tek pika e grumullimiy qe ti terheqim te pakten , skuterat edhe monopatinat po dryshken sepse i kan vendosur ne nje vend qe ju bie shiu . Do ju isha shum mirnjohes nese keni munsi te postoni kete videon . Tel komisarioti nr 1 ne tiran. Kjo video ka 1 or qe eshte filmuar tel komisariati nr 1 ne tirane . Skuterat edhe monopatinat kan 1 muaj qe nuk levizen nga aty . Ato po dryshen edhe behen ta pa pershtatshme per ti perdorur. Komisarjati nuk jep asnje pergjigjje ne lidhje me to