SI SOT/ Niku i Ndranghettas, oligarku mafioz i shëndetësisë rropi miliarda! Kur do flasë SPAK?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.02.2026, 14:28

Më 21 shkurt 2021 JOQ denoncoi publikisht atë që e cilësoi si një skemë skandaloze tenderimesh në Shëndetësi, ku sipas të dhënave të publikuara, miliarda lekë nga buxheti i shtetit po përqendroheshin në duart e Besnik Halilit, i njohur si “Niku” i Ndranghettas, përmes kompanisë GTS. Në fokus ishte një marrëveshje kuadër për furnizimin me oksigjen në spitale, e cila sipas denoncimit i siguronte monopol në një nga sektorët më jetikë, pikërisht në kulmin e krizës shëndetësore.

Tenderi kryesor, me vlerë rreth 9 miliardë lekë nga QSUT, u shoqërua edhe me procedura të tjera: 1.3 miliardë lekë po nga QSUT, 243 milionë lekë nga Spitali i Lezhës, 121 milionë lekë nga Spitali i Lushnjës, 99 milionë lekë nga Spitali i Gjirokastrës dhe 15 milionë lekë të tjera sërish nga QSUT, duke e çuar totalin mbi 10.7 miliardë lekë pa TVSH. Në atë kohë u përmend edhe emri i Enkelejd Jotit si firmëtar i procedurave, ndërsa kritikat u përqendruan te kriteret që, sipas denoncimit, skualifikonin operatorët e tjerë dhe justifikonin furnizimin nga një operator i vetëm me arsyetimin e “sigurisë dhe shmangies së vonesave”.

Sot 5 vite më pas, këto tendera vijojnë të ngjallin pikëpyetje për konkurrencën reale, transparencën dhe përgjegjësinë institucionale. A ishte kjo një skemë e mirëorganizuar favorizimi në kurriz të taksapaguesve dhe një sektori jetik si Shëndetësia? Dhe mbi të gjitha, kur do të hetojë SPAK për të zbardhur nëse kemi të bëjmë me shkelje ligjore apo me një nga aferat më të mëdha të viteve të fundit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit