Situatë kritike në aksin Librazhd-Pogradec, ura çahet dhe rrezikon të bjerë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2026, 13:07

Situata në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, vazhdon të jetë emergjente për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të urës.

Ura ka pësuar çarje dhe aktualisht ekziston rreziku që ajo të shembet, ndaj kalimi i këmbësorëve nuk lejohet.

Gjatë orëve të fundit shembja ka avancuar, duke rritur rrezikun për qarkullimin në këtë segment. Për këtë arsye, mjetet e rënda, kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë në zonë. Vendimi është marrë në koordinim me Policinë e Shtetit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Në njoftimin e saj zyrtar, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve të përdorin rrugë alternative. Megjithatë, policia nuk propozon rrugë alternative për këto mjete, pasi nuk ekziston një alternativë e sigurt.

Maunet dhe autobusët që udhëtojnë nga pikat e kalimit kufitar të Kapshticës apo të Qafë Thanësnë drejtim të portit të Durrësit nuk kanë rrugë tjetër kalimi dhe prej orësh mbeten të bllokuara në rrugë.

Rrëshqitja masive e tokës në Dragostunjë, e cila ka zënë gjysmën e rrugës, rrezikon pjesën tjetër të aksit, duke e bërë të pamundur dhe shumë të rrezikshme lëvizjen e mjeteve të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit