Çarje masive në rrugën Librazhd-Përrenjas, ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda dhe transportit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2026, 12:38

Rruga nacionale Librazhd-Prrenjas ka pësuar çarje masive të asfaltit pranë zonës së njohur si “Arrat e Gurrës”. Situata ka vijuar të përkeqësohet edhe këtë të shtunë për shkak të rrëshqitjeve të dheut nga ana e lumit Shkumbin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se, për arsye sigurie, ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment rrugor. Si pasojë, është paralizuar plotësisht lëvizja e qytetarëve me autobusë nga Korça dhe Pogradeci drejt Tiranës, si dhe transporti i mallrave drejt doganave të Qafë-Thanës dhe Kapshticës.

Qytetarët që udhëtojnë përmes këtij aksi raportojnë vonesa të konsiderueshme dhe mungesë informacioni nga autoritetet. Një nga denoncuesit tregon se ka qëndruar për 5 orë në Librazhd me kamionin e tij të ngarkuar për eksport, pa marrë asnjë informacion nga policia për rifillimin e qarkullimit. Një pasagjer tjetër që udhëtonte nga Tirana në Korçë raporton se rruga ishte e bllokuar dhe policia e Elbasanit i detyroi të kalojë përmes Gramshit, duke shkaktuar vonesa të pa shpjegueshme.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët dhe operatorët e transportit presin ndërhyrje urgjente për të rikthyer normalitetin në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Denoncimi 1.

Pershendetje Desha tju dergoj nje vidjo ne redaksin tuaj kemi ngel ne librazhd na ka blloku policia se ka leviz ura edhe nuk na kan lajmru fare.kamjont jan me plumce per export kena 5 ore qe rrime ketu flm nese e poston edhe skemi shpresa a do hapet a jo

Denoncimi 2:

Pershendetje! Jam nje pasagjer qe udhetoj nga Tirana ne Korce Dhe rruget jan te bllokuata te dyja. Policia ne Elbasan na ka detyruar te kalojme nga Gramshi. Nderkohe disa shofera te tjere lajmeruan qe mund te kaloheshe Na kan krijuar nje vonese te pa shpjegueshme Faleminderit nese e postonu

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit