Sherr për pronën, 93-vjeçari plagos me kallash të afërmin në Mashkullorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.02.2026, 11:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, ku një konflikt për pronësinë ka përfunduar me plagosjen e një 61-vjeçari. Sipas policisë, shtetasi 93-vjeç, Astrit Çani, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Pëllumb Çanin në këmbë, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për pronën. Çani ndodhet aktualisht në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori, Astrit Çani, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, ndërsa arma e përdorur, një kallashnikov, është sekuestruar nga policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, duke marrë në shqyrtim konfliktet e mëparshme mes palëve dhe provat e mbledhura në vendin e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit