Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të premtes në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, ku 31-vjeçari Egli Pashollari u sulmua dhe u godit me thikë nga Gazmend Buçpapa, bashkë me gruan e tij dhe një person tjetër. Sipas dëshmive, konflikti ka nisur pas ngacmimeve që Pashollari i kishte bërë gruas së autorit, e cila punon shitëse në një market pranë vendit të ngjarjes.
Pasi e kanë goditur viktimën, autorët janë larguar fillimisht me makinën e Buçpapës dhe më pas kanë marrë taksi për të shkuar në banesën e tyre në zonën e Sharrës. Pas ngjarjes, Gazmend Buçpapa është arratisur dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia, ndërsa gruaja e tij dhe prindërit janë marrë në pyetje dhe kanë konfirmuar versionin e dhënë nga viktima për ngacmimet.
Egli Pashollari u dërgua menjëherë drejt spitalit nga disa dëshmitarë, por nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë rrugës. Policia njoftoi se dyshohet se goditja me mjet prerës ka ndodhur rreth orës 15:40 gjatë përleshjes, duke i shkaktuar viktimës humbjen e jetës, ndërsa hetimet dhe kërkimi për autorin e arratisur vazhdojnë.