Dardan Molliqaj – Abdixhikut: Servil, shërbëtor i Albin Kurtit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2026, 11:01

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj duke e komentuar intervistën fundit të Abdixhikut, tha se i pari i LDK-së e konfirmoi se do të jetë shërbëtor i kryeministrit Kurti.

Molliqaj ka thënë se Abidxhiku po tregon i ashpër me kolegët e tij dhe servil ndaj Kurtit.

“Kryetari i LDK-së e konfirmoi që do të jetë përsëri shërbëtor i Albin Kurtit. I ashpër e prerë me kolegë dhe bashkëpartiaket, servil e i nënshtruar me kryeministrin e Kosovës. Në 2021 me qëndrimin në sallë të deputetëve të LDK-së e mundësoi zgjedhjen e presidentes Osmani. Presidentja Osmani i shërbej presindentit Kurti, nga secili vendim i saj deri të vendimi për caktimin e datës zgjedhjeve që u ankua vet ky i fundit”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo qasje nuk i shërben opozitës.

“Kjo qasje, e cila e reformon opozitën duke iu ofruar pushtetit, duke i shërbyer pushtetit, sa herë që ai ka nevoje, kjo qasje nuk i shërben Kosovës, kjo qasje nuk i shërben partive opozitare. Kjo qasje iu shërben grupeve të interesit dhe bizneseve për rreth kryetarit Abixhiku”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit