“Kjo është urgjenca e Beratit: Vijmë për t’u shëruar, sëmuremi më shumë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2026, 10:57

Një qytetar ka denoncuar gjendjen aktuale në urgjencën e Berat, duke e cilësuar situatën si katastrofike.

Sipas raportimit të tij, ambientet e urgjencës ndodhen në kushte të rënda higjieno-sanitare, me mure të plasaritura, lagështirë të dukshme dhe prani myku.

Gjithashtu, në disa pjesë suvaja është e rënë, duke krijuar një pamje të amortizuar dhe të papërshtatshme për një institucion shëndetësor.

“Vijmë për t’u shëruar dhe sëmuremi më shumë,” shprehet qytetari, duke ngritur shqetësimin për rrezikun që këto kushte mund të paraqesin për pacientët dhe stafin mjekësor.

Ai i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në urgjencën e qytetit pasi shëndetësia është sektori që përfiton më shumë nga buxheti i shtetit dhe situata të tilla vënë në pikëpyetje menaxhumin e parave publike.

Denoncimi i qytetarit:

Kjo eshte gjendja aktuale e urgjences se Beratit. Katastrofe. Vijme per tu sheruar semuremi me shume Muri i plasaritur me lageshtire dhe myk Suvaja e rene

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit