Banorë të qytetit të Fier kanë denoncuar përmes redaksisë një situatë shqetësuese nga ujërat e zeza në disa zona të qytetit.
Sipas raportimit të një qytetari, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe kanë pushtuar rrugët, duke e bërë të pamundur kalimin normal të këmbësorëve. Përveç vështirësive në lëvizje, banorët ankohen edhe për erën e rëndë që përhapet në zonë, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe me rrezik për shëndetin publik.
Qytetari thekson se prania e vazhdueshme e ujërave të zeza përbën burim të mundshëm infeksioni, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për normalizimin e gjendjes.
Denoncimi i qytetarit:
Gjendja ne fier plot me ujra te zeza dhe nuk kalojn dot qytetaret sepse ujrat e zeza kan pushtuar dhe eshte ere e temershme dhe burim infeksioni