Bleu vota, lirohet ish-deputeti i PS-së! Më shumë qëndroi në paraburgim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.02.2026, 10:22

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i dënuar për lidhje me krimin e organizuar dhe blerje votash, është liruar sot nga qelia. Ai u shpall fajtor më 3 nëntor të vitit 2025 për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të eksponentëve të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, dhe dënimi prej tre vjetësh u konvertua në dy vite në gjykim të shkurtuar. Pjesën më të madhe të kësaj kohe, Çyrbja e kaloi në paraburgim, duke përfituar nga llogaritja që çdo ditë paraburgim llogaritet si ditë dënimi.

Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024, një ditë pas dorëheqjes nga mandati i deputetit për Durrësin, dhe që nga atë moment qëndroi në paraburgim mbi një vit e gjysmë, duke shlyer praktikisht shumicën e dënimit para se të lirohej. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se ai kishte bashkëpunuar me persona të përfshirë në krim të organizuar, duke përdorur platforma të enkriptuara për të ndihmuar persona të shpallur në kërkim të shmangnin arrestimin.

Lirimi i Çyrbjas vjen pas përfundimit të pjesës së mbetur të dënimit, ndërsa rasti i tij mbetet një nga më të bujshmit për një ish-deputet të PS-së, duke nxjerrë në pah lidhjet e tij me krimin dhe skemën e blerjes së votave gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit