Banorët e Tujanit: Rruga e amortizuar na ka izoluar, kërkojmë ndërhyrje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.02.2026, 09:55

Banorët e fshatit Tujan, në Njësinë Administrative Dajt, vetëm 10 kilometra nga qendra e Tiranës, ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës së zonës së tyre. Sipas tyre, rreth 60% e segmentit rrugor është i amortizuar dhe në kushte të këqija, duke vështirësuar lëvizjen e rreth 200 banorëve që jetojnë aty. Ata theksojnë se mungesa e transportit publik i ka detyruar të gjithë të përdorin automjete private, çka rrit edhe më shumë kostot për shkak të dëmtimeve që shkakton rruga e degraduar.

Banorët shprehen se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë institucioneve përkatëse, por përgjigjja e marrë ka qenë se nuk ka fonde për ndërhyrje. Ata kërkojnë të paktën mirëmbajtjen minimale të rrugës, ashtu si në zonat e tjera, duke theksuar se paguajnë rregullisht taksat dhe meritojnë kushte bazë infrastrukturore. Përmes këtij denoncimi publik, ata shpresojnë që problemi i tyre të marrë zgjidhje.

"Përshëndetje JOQ! Ndodhemi në rrugën e fshatit Tujan, Njësia Administrative Dajt, me rreth 200 banorë, vetëm 10 km nga qendra e Tiranës. Kjo është vetëm një pjesë e rrugës, pasi rreth 60% e saj është e amortizuar dhe në gjendje shumë të keqe. Përveç faktit që nuk ka transport publik dhe banorët janë detyruar të kenë të gjithë automjete, kjo situatë po sjell edhe kosto të larta financiare për shkak të dëmtimeve që shkakton rruga e amortizuar. Kemi bërë ankesa për këtë problem, por na është thënë se nuk ka fonde. Të paktën kërkojmë mirëmbajtjen e rrugës, si çdo rrugë tjetër, pasi për këtë arsye paguajmë edhe taksat. Ju lutemi ta bëni publike këtë problem, me shpresën se përmes jush mund të gjendet një zgjidhje", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit