Berisha mallkon policinë: Zoti i vraftë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.02.2026, 09:26

Kreu i opozitës, Sali Berisha, reagoi ashpër pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës, duke fajësuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për ndërprerjen e lutjeve në Xhamia e Namazgjasë. Hedhja e gazit lotsjellës brenda ambienteve të xhamisë detyroi besimtarët myslimanë të ndërpresin faljen, ndërsa në godinë janë hedhur bomba tymuese dhe gaz në disa kate.

Në deklaratën e tij, Berisha përdori një gjuhë të fortë, duke e cilësuar ngjarjen si “krim të shëmtuar” dhe duke shtuar shprehjen: “Zoti i vraftë. Për këtë krim të shëmtuar janë pasardhës të etërve të tyre barbarë”. Ai theksoi se akti përbën një cenim të rëndë të lirisë së besimit dhe një provokim të papranueshëm ndaj komunitetit mysliman.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit