Ishte duke hyrë në market, moderatori i njohur sulmohet fizikisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.02.2026, 00:05

Moderatori i njohur Alaudin Hamiti, ka rënë pre e një sulmi fizik në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur teksa Hamiti po hynte në ambientet e një marketi. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një person i afrohet dhe e sulmon moderatorin. Pas sulmit, Hamiti vrapon brenda marketit, ndërsa dëgjohet duke thënë: “A je bre normal?”

Deri tani, rrethanat e plota të incidentit nuk janë bërë të ditura.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kërkojnë sqarime dhe ndërhyrje nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit