Një protestues ka mbetur i plagosur gjatë protestës së organizuar këtë të premte nga Partia Demokratike në Tiranë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, një efektiv policie ka qëlluar me bombol gazi lotsjellës në drejtim të turmës, duke goditur në kokë një prej protestuesve. Si pasojë e goditjes, i riu është rrëzuar në tokë dhe është ndihmuar menjëherë nga persona të tjerë që ndodheshin pranë tij.
Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.