Xhamia e Namazgjasë ‘u bombardua’ me molotovë, imami: Ka besimtarë ende brenda

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2026, 22:21

Situata pranë Xhamisë së Namazgjasë paraqitet e rënduar, pasi gjatë protestës janë hedhur shishe molotovi në drejtim të objektit të kultit dhe është përdorur gaz lotsjellës. Si pasojë, një pjesë e besimtarëve kanë mbetur të bllokuar brenda ambienteve të xhamisë.

Në një prononcim për mediat, imami i xhamisë bëri me dije se stafi po përpiqet të ruajë qetësinë dhe të organizojë daljen e sigurt të besimtarëve.

Ne nuk jemi pjesë e protestave. Po mundohemi të nxjerrim besimtarët pa incidente. Jemi në muajin e Ramazanit dhe shpresojmë ta përmbyllim me qetësi. I bëjmë thirrje policisë dhe qytetarëve që të mos përfshijnë xhaminë në këto situata. Falja e namazit do të vijojë normalisht”, u shpreh ai.

Sipas tij, në momentin e ngjarjes po zhvillohej namazi, ndërsa mes të pranishmëve kishte edhe fëmijë. Disa besimtarë ndodhen ende brenda, ndërsa të tjerë jashtë, në pasiguri për mënyrën e largimit.

Po përpiqemi t’i qetësojmë dhe t’i orientojmë që të largohen në mënyrë të sigurt”, theksoi imami.

Ndërkohë, dëshmitarë okularë e cilësojnë ngjarjen si të papranueshme, duke apeluar për vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj ambienteve të kultit, sidomos në një periudhë të shenjtë si Ramazani.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje joq. Ngjarja e sotme ishte vertet nje Turp i madh. Si nga ana e protestuesve dhe nga policia ku afer nje ambjenti ku njerzit shkojn e falen pas nje dite te gjat agjerimini kta duan qe te vendosin drejtesisin duke bere keto lloj gjestesh. Njerezzz te dashurr, policc te dashurr ne ate xhamii pervec njerzve qe ishin duke u falur, kishte dhe femijj qe po qanin si nga zhurma qe u krijua po dhe nga zhurmat qe po degjonin. Isha vet prezente dhe e di ca kam perjetuar. Po ju fjalen njerez nuk e meritoni, ju jeni Kafsh qe nuk njihni limite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit