Shpërthen krimi në Tiranë, 27-vjeçarit i ngulin thikën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.02.2026, 21:25

Një tjetër ngjarje me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit. Policia e Tiranës ka bërë me dije se rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital shtetasi me iniciale H. I., rreth 27 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës (thikë) në rrethana që mbeten ende për t'u sqaruar. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.”

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit përgjegjës, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ky incident shtohet në bilancin e ngjarjeve të rënda të raportuara gjatë orëve të fundit në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit