Ç‘po ndodh në Tiranë? Vetëvritet i riu i dytë brenda ditës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.02.2026, 21:12

Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëflijuar në banesën e tij. Ky është rasti i dytë i vetëvrasjes brenda pak orësh në kryeqytet, duke ngritur një alarm të kuq për gjendjen sociale dhe psikologjike në vend.a

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, rreth orës 19:55, shtetasi me iniciale A. M., rreth 27 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. I riu kishte marrë plagë të rënda, të cilat dyshohet se i ka shkaktuar vetë me armë zjarri në banesën e tij, e ndodhur në zonën e njohur si "Rruga Ura".

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për t'i shpëtuar jetën, 27-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak pasi mbërriti në ambientet e spitalit.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak orë pas një tjetër rasti të ngjashëm të raportuar gjatë ditës së sotme në Tiranë, duke e çuar në dy numrin e të rinjve që kanë ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit brenda 24 orëve. Shkaqet që e kanë çuar 27-vjeçarin drejt këtij vendimi mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia nuk ka konfirmuar nëse është gjetur ndonjë letër apo mesazh shpjegues.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Po merren në pyetje familjarët dhe dëshmitarët për të kuptuar gjendjen emocionale të të riut gjatë ditëve të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit