Molotovi asfikson qytetarët! Shtrihet në tokë një person

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.02.2026, 21:09

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës, ku një prej protestuesve ka mbetur i lënduar.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, një person është shtrirë në tokë, ndërsa qytetarë të tjerë dhe persona pranë tij po përpiqen t’i japin ndihmën e parë. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarit apo shkaqet e sakta të incidentit por paraprakisht është asfiksuar nga hedhja e molotovit nga policia.

Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Rrugës së Elbasanit, ku raportohen hedhje molotovësh dhe përdorim i gazit lotsjellës. Forca të shumta policie ndodhen në terren, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe uniformave blu po vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit