“Policia hedh gaz lotësjellës brenda Xhamisë së Namazgjasë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.02.2026, 20:41

Protesta e sotme e thirrur nga opozita para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me përplasje të forta dhe përdorim masiv të gazit lotësjellës, por një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ ka ngritur shqetësime të mëdha. Sipas qytetarëve të pranishëm, forcat e policisë kanë hedhur gaz lotësjellës edhe brenda ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë.

Ndërsa turma ishte grumbulluar në perimetrin pranë Parlamentit, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit. Mirëpo, dëshmitarët okularë raportojnë se gazi nuk është kufizuar vetëm në rrugë, por ka depërtuar edhe brenda xhamisë së re, e cila ndodhet ngjitur me godinën e Kuvendit.

"Përshëndetje JOQ, live policia hodhi gaz brenda në xhami," – shkruan një qytetar, duke shoqëruar denoncimin me pamje ku shihet tymi i bardhë që mbulon zonën rreth e qark institucionit fetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit