“Lagështia dhe myku pushtojnë spitalin e Lushnjës, pacientët në rrezik!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2026, 20:19

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen alarmante në Spitalin e Lushnjës, ku kushtet e brendshme kërcënojnë shëndetin e pacientëve.

Sipas denoncimit, ambientet janë të dëmtuara, me lagështi dhe myk të dukshëm në mure, ndërsa komunikimi nga personeli mjekësor është i papërshtatshëm. Këto kushte nuk përmbushin as standardet më elementare të higjienës dhe sigurisë për pacientët.

Situata tregon jo vetëm nevojën urgjente për rikonstruksion dhe pastrim të ambienteve, por edhe për përgjegjësi dhe transparencë nga drejtuesit e spitalit, të cilët deri tani nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për dështimet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit