Egli Pashollari, është 32-vjeçari i cili humbi jetën pas një konflikti në rrugën "Kongresi i Lushnjes" në Tiranë.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se Egli ka qenë më parë gardian burgu dhe i përfshirë në një rast të tentativës për të futur alkool në qeli për Emiljano Shullazin, pasi ishte krahu i djathtë i tij.
Ai ishte me origjinë nga Maliqi, por prej vitesh jetonte në kryeqytet dhe njihej si “çerri i parkut”, zonës ku dhe mbeti i vrarë sot.
Ai ishte mik i ngushtë me Gilmando Danin, i cili mbeti i vrarë në atentatin e Rinasit dhe të dy ishin të vetmit që kishin kontakte me Shullazin në burg.
Policia ka njoftuar se autori i vrasjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim ndërkohë mësohet se Pashollari është sulmuar nga tre persona, dy djem dhe një vajzë. Gjatë përleshjes, një prej djemve e ka goditur Pashollarin me mjet prerës në kurriz. Ai ka marrë ndihmën e parë nga dëshmitarët e ngjarjes dhe është transportua me makinën e tij drejt spitalit, ku ka ndërruar jetë rrugës.
Burime të afërta pranë viktimës bëjnë me dije se ngjarja e sotme ka ndodhur nga grupe rivale dhe jo për shkaqe banale, ashtu siç ka deklaruar policia.