E bleu online 17€, qytetarja zhgënjehet nga qumështi i bletës: E mora për hall, por është si mastiç

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2026, 14:45

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë një rast mashtrimi lidhur me një porosi online, qumësht blete të cilin ajo e kishte blerë për qëllime mjekësore.

Ajo ka treguar se produkti i porositur me çmim 17 euro nuk përputhet aspak me përshkrimin dhe nuk ka cilësinë e pretenduar. Ajo shprehet se, në vend të produktit të reklamuar, i kanë dërguar dy shishe me përmbajtje të dyshimtë.

Sipas saj njëra shishe është si lëng ngjitës, ndërsa tjetra është si ujë me një erë shumë të rëndë.

Ajo shton se e kishte blerë produktin për arsye shëndetësore, duke theksuar se “njeriu kur ka hall, bën gjithçka”, por ndihet e zhgënjyer nga ajo që e konsideron mashtrim.

Përmes këtij denoncimi, qytetarja apelon që edhe persona të tjerë të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e rasteve të ngjashme.

Rasti ngre shqetësime mbi shitjet online të produkteve të pa verifikuara, sidomos atyre që reklamohen si produkte me veti shëruese.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje dua te denoncoj nepermjet jush nje mashtrim me nje porosi qe kam bere onlajn desha qumesht blete per ilac por me kan derguar kete moster vec qumesht nuk eshte. 17€ kushtonte

por nuk javlen fare dhe unë emora për ilaçse njeriu kur ka keq çfar nuk bën por paskan një er shum të rëndë. si u gënjeva unë mos te genjehen te tjeret se njerzit kan hall dhe ndaj emarrin. Njera shishe eshte si mastic tjetra uje fare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit