“Ndalimi i monopatinave vendimi i duhur, nuk tërhiqemi”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.02.2026, 14:39

Albana Koçiu doli sërish para mediave për të sqaruar se ndalimi i monopatinave nuk është “lënë në harresë”, por mbetet, sipas saj, një vendim i drejtë dhe i panegociueshëm. Ajo theksoi se pezullimi do të vijojë derisa të plotësohen kushtet e infrastrukturës dhe të hartohet një kuadër i qartë rregullash. “Nuk tërhiqem nga ai vendim”, u shpreh ministrja, duke e paraqitur masën si të domosdoshme për sigurinë publike.

Megjithatë, përtej deklaratave të vendosura, mbetet pa përgjigje çështja e monopatinave të sekuestruara. Qytetarë të ndryshëm denoncojnë se, kur janë paraqitur për të tërhequr mjetet e tyre, nuk i kanë gjetur më. Kjo ka ngritur pikëpyetje serioze mbi administrimin, ruajtjen dhe transparencën e mjeteve të bllokuara nga policia. Për këtë aspekt, ministrja nuk dha asnjë sqarim konkret, duke lënë një tjetër kapitull të paqartë në këtë histori.

Nga “rrezik serioz për jetën” në qarkullim të lirë pa rregulla e më pas në bllokim total, saga e monopatinave elektrike në Tiranë po kthehet në një shembull klasik të aksioneve që nisin me zhurmë dhe mbyllen me heshtje. Pa afate të qarta, pa transparencë për mjetet e sekuestruara dhe pa përgjegjësi të dukshme institucionale, qytetarët mbeten mes ndalimeve të forta dhe pasigurive po aq të forta për atë që do të ndodhë më pas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit