Qabja shëndrrin si diamant në foton e shkrepur 400 km në hapësirë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.02.2026, 14:03

Nga 400 km mbi Tokë, Mekka ndriçon si yll! Astronauti i NASA-s publikon pamje mahnitëse të Qabes nga hapësira...

Një fotografi e rrallë e realizuar nga hapësira ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta emocionuese në mbarë botën. Astronauti i NASA, Donald Pettit, ka publikuar një pamje spektakolare të qytetit të shenjtë të Mekka, të shkrepur nga rreth 400 kilometra lartësi, nga bordi i Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS).

Në fotografinë e realizuar gjatë natës, Mekka shfaqet e ndriçuar fuqishëm mes errësirës së shkretëtirës. Në qendër të saj, dallohet qartë një pikë e bardhë dhe shumë e ndritshme, Qabja, vendi më i shenjtë për myslimanët në mbarë botën.

Pamja është shpërndarë nga vetë Pettit në rrjetin social X, ku ai thekson se ndriçimi intensiv i kompleksit të Xhamisë së Madhe e bën Qaben të dallueshme edhe nga orbita. Fotografia u bë menjëherë virale, me mijëra komente nga besimtarë dhe përdorues të tjerë që e cilësuan imazhin si mahnitës, frymëzues dhe thellësisht prekës në aspektin shpirtëror.

Astronauti amerikan, i njohur për pasionin e tij për astrofotografinë, ka realizuar gjatë misioneve të tij në ISS një sërë imazhesh të jashtëzakonshme të Tokës gjatë natës. Por kjo pamje e Mekës, me Qaben që “shkëlqen” në zemër të qytetit, ka qenë ndër më të komentuarat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit