Banorët të izoluar nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve, bashkia Dimal fle gjumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2026, 13:59

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës në fshatin lagjja “Ali Basha”, në Bashkinë Dimal.

Sipas denoncuesit, rruga është bllokuar nga gurë dhe dhera të shembur, duke e bërë pothuajse të pakalueshme dhe duke izoluar banorët e zonës. Ai pretendon se mjetet e bashkisë, përfshirë skrepin, nuk kanë ndërhyrë për të pastruar apo rehabilituar segmentin problematik.

Në denoncimin e tij, qytetari shpreh pakënaqësi ndaj pushtetit vendor, duke përmendur edhe kryebashkiaken Juliana Memaj, për të cilën thotë se ka lënë zonën në harresë dhe pa investime.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zhbllokimin dhe sistemimin e rrugës, pasi situata aktuale po vështirëson lëvizjen e mjeteve dhe jetën e përditshme të komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit