e-Albania jashtë funksioni prej mbi 10 ditësh, qytetarët s’marrin dot asnjë lloj shërbimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2026, 12:51

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e platformës shtetërore e-Albania, duke theksuar se prej më shumë se 10 ditësh nuk po arrin të aksesojë shërbimet online.

Sipas saj, përpjekjet e vazhdueshme për t’u futur në sistem kanë rezultuar të pasuksesshme, ndërsa në njësinë administrative nuk ofrohet më shërbim fizik, pasi procedurat kryhen vetëm online përmes platformës.

Qytetarja shprehet se askush nuk përgjigjet në institucionet përkatëse dhe se adresat zyrtare të emailit rezultojnë jo funksionale, duke e lënë pa zgjidhje për problemin e saj.

Ajo kërkon që ky shqetësim të bëhet publik, me shpresën se institucionet përgjegjëse do të reagojnë dhe do të marrin masa për rikthimin e funksionimit normal të sistemit dhe garantimin e aksesit në shërbimet publike pasi miliona lekë shpenzohen vazhdimisht për mirëmbajtjen e portalit qeveritar që më shumë është jashtë funksionit.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje! Kisha nje shqetesim ju lutem! Po tentojme disa here te hyjme ne e-Albania dhe nuk punon. Ne Komune asnjeri nuk te pergjigjet, pasi nuk kane me te drejte te ofrojne sherbimin fizik vetem online. U bene mbi 10 dite qe e-Albania nuk punon. Mund ta publikoni si problem ju lutem, ishalla kujtohen keta palo Pushtetare. Adresat e email i kane jo funksionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit