Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik pak ditë më pas pas rastit të raportuar nga JOQ, pasi një qenushe e quajtur Nerina u abuzua nga një i moshuar në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.
Sipas informacioneve paraprake, rasti u denoncua nga banorë të zonës, të cilët ndërhynë menjëherë pasi konstatuan situatën alarmante. Pamjet e shpëtimit tregojnë momentin kur Nerina largohet nga vendi ku po qëndronte dhe merret në kujdes nga aktivistë dhe qytetarë, të cilët reaguan për ta nxjerrë nga rreziku.
Qenushja është transportuar për ndihmë veterinare dhe ndodhet nën mbikëqyrje, ndërsa veterinerët po vlerësojnë gjendjen e saj shëndetësore. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë hetim të plotë dhe ndëshkim maksimal për çdo akt dhune ndaj kafshëve.
Ngjarja ka rihapur debatin mbi nevojën për zbatim më të rreptë të ligjit për mbrojtjen e kafshëve dhe sensibilizimin e komunitetit për të denoncuar çdo formë abuzimi.