Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Kamëz, ku një 42-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 dhe si pasojë e rënies, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet bëjnë me dije se viktima është shtetasi me inicialet D.K., rreth 42 vjeç, dhe hetimet vijojnë për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë akt.
“Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”- njofton policia.