Teli i korrentit i rënë në tokë rrezikon banorët, OSHEE s’merr masa

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.02.2026, 13:09

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë sonë me një shqetësim që nuk lë vend për interpretime: një tel elektrik i shkëputur ka rënë në tokë, në një zonë të banuar, duke përbërë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e banorëve. Sipas tij, rasti është raportuar menjëherë, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Bëhet fjalë për një situatë që kërkon ndërhyrje urgjente, jo procedura të zvarritura. Një tel në tokë nuk është “defekt i zakonshëm”, por një kërcënim potencial për fëmijët që luajnë pranë, për kalimtarët, për çdo banor që kalon aty pa e ditur rrezikun që fshihet nën këmbë.

Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi OSHEE, institucioni që ka detyrimin ligjor të garantojë sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik. Heshtja dhe mosveprimi në raste të tilla nuk janë thjesht neglizhencë administrative, janë papërgjegjshmëri që mund të kushtojë shtrenjtë.

Në një kohë kur faturat paguhen rregullisht dhe qytetarëve u kërkohet korrektësi maksimale, standardi minimal që pritet nga OSSH është reagimi i menjëhershëm ndaj rreziqeve të tilla. Çdo minutë vonesë është një lojë me fatin e njerëzve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit