Fotot e "Punch" kanë bërë xhiron e botës. Ai është kthyer tashmë në majmunim më të famshëm në botë pasi historia e tij ka prekur miliarda njerëz në planet.
Gjithçka nisi në Ichikawa City Zoo në Japoni, ku majmuni i racës makak japonez i quajtur Punch u braktis nga nëna e tij pak pasi erdhi në jetë.
I lindur në kopshtin zoologjik pranë Tokios, i vogli u la i vetëm që në ditët e para. Për të siguruar mbijetesën e tij, kujdestarët ndërhynë menjëherë duke e ushqyer me dorë. Për t’i dhënë ndjesinë e sigurisë dhe ngrohtësisë që i mungonte, ata i vendosën pranë një lodër prej pellushi në formë orangutani, e cila shumë shpejt u kthye në shoqëruesin e tij të pandashëm. Pamjet e Punch-it me lodrën në krahë prekën zemrat e mijëra njerëzve dhe u bënë virale në mbarë botën.
Në fillim të vitit 2026, stafi i kopshtit zoologjik nisi me kujdes procesin e integrimit të tij në grupin kryesor të makakëve. Pas një periudhe hezitimi dhe vëzhgimi, Punch është parë së fundmi duke u sulmuar nga tufa... Ai kthehet për ngushëllim sërish tek lodra e tij.
Historia e tij është një dëshmi e përkushtimit të kujdestarëve dhe e forcës së instinktit social, edhe pas një fillimi të vështirë në jetë. 🧡